Geer për zgjedhjet: Është e rëndësishme që mediat të raportojnë në mënyrë të paanshme

ë periudhën e zgjedhore është me rëndësi që aktorët mediatikë të raportojnë në mënyrë transparente dhe të paanshme, me qëllim që opinioni të ketë qasje në informacione të sakta. Kandidatët e partive politike duhet të prezantohen në mënyrë të qartë dhe të ketë debat të hapur. Dezinformatat, lajmet e rreme dhe fomat tjera të manipulimit të zgjidhen në mënyrë të shpejtë dhe ligjore, porositi sot euroambasadori David Geer.

Ai në ngjarjen e sotme promovuese “Rëndësia e funksionimit të Servisit radifodifutues publik për demokracinë në Evropë”, që u mbajt në Shkup theksoi se ekzistimi i mediave të lira dhe të pavarura është me rëndësi esenciale për çdo demokraci.

“Qëllimi i evenimentit të sotëm është përforcimi i servisit radiodifuziv dhe rregullatorit mediatik. Kjo përputhet me rekomandimet që janë përmbajtur në Raportin për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 nga ana e Komisionit Evropian, në të cilën është theksuar se nevojiten masa shtesë për përforcimin e stabilitetit rajonal dhe pavarësisë si të rregullatorit mediatik, ashtu edhe në servisit publik radiodifuziv”, theksoi Geer.

Njëkohësisht, siç theksoi, në Raport bëhen edhe kritika për pavarësinë e zhvillimit të këtyre dy institucioneve si rezultat i masave të përkohshme, që miratohet nga viti në vit, ndërsa kjo situatë vazhdon edhe në vitin 2024.

“Ekzistenca e mediave të lira dhe të pavarura është thelbësore për çdo demokraci. Nevojitet sigurimi i llogaridhënies, vënia në dukje e keqbërjeve dhe informimi i publikut me informacion të saktë dhe në kohë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për shërbimin e transmetimit publik dhe rregullatorin e medias, që ekzistojnë në mjedisin e sotëm mediatik që ndryshon me shpejtësi. Sot ka kërcënime të ndryshme që ishin të paimagjinueshme për njerëzit një brez më parë. Kjo është për shkak të internetit dhe mediave sociale, si dhe teknologjive të reja”, shtoi Geer.

Ambasadori evropian theksoi se ngjarja e sotme është vetëm një pjesë e mbështetjes që BE-ja ofron për sektorin e medias. Siç nënvizoi ai, asistencë jepet edhe në drejtim të harmonizimit të kuadrit rregullator për median, sipas standardeve të BE-së.

“BE siguron dhe mbështet organizimin e trajnimeve, vizitave të ndryshme studimore për gazetarë dhe redaktorë. Maqedonia e Veriut është në një vit zgjedhor dhe është veçanërisht e rëndësishme që të gjithë aktorët e medias të raportojnë për zgjedhjet në mënyrë të hapur dhe të paanshme, në mënyrë që të jenë në dispozicion të publikut informacionet e sakta”, shtoi Geer.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu