Gazetari Driton Zenku: Në zgjedhjet e ardhshme partitë shqiptare shkojnë në tre blloqe

Partitë politike shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të rreshtohen në tre blloqe. Kështu tha gazetari dhe themeluesi i Flaka Media Group, Driton Zenku në emisionin “Politica” në televizionin Globi, përcjell FLAKA.

“Opozita shqiptare nuk pres të zgjerohet (LD, AAA, BESA), ndoshta do të ju bashkohet edhe ndonjë shoqatë. Aleanca për Shqiptarë duke i dëgjuar eksponetët e saj, së fundmi edhe liderin e partisë (Arben Taravari), ata do të dalin vetë në zgjedhje. BDI siç tha edhe Ali Ahmeti mundet ti bashkoheni disa nga partitë më të vogla shqiptare (LP dhe PDE), pra i shoh se do të kemi tre blloqe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare te shqiptarët”, deklaroi Zenku.

Në këto rrethana siç e kemi skenën politike është e vështirë të krijohet eufori te opozita shqiptare, tha ai, ndërsa në studio ishte bashkë me deputetin e L%vizjes Besa Fadil Zendeli për të folur rreth opozitës shqiptare.

“Në këtë moment nuk mund të mendohet se opozita i fiton zgjedhjet derisa edhe ASH nuk merr akoma qendrim nëse ju bashkohet, dhe kësaj ia shtojmë edhe rejtingun në bazë të sondazheve kredibile, BDI mbetet e para”, shtoi më tej Zenku.

Ai tha se nëse ASH del nga qeveria, me 8 deputetë ajo do zë vendin e opozitë shqiptare, duke marrë parasyshë se koalicioni Lëvizja Evropiane për Ndryshim ka 6 deputetë.

Gazetari Zenku, megjithatë tha se deri më tani opozita aktuale shqiptare (Gashi-Kasami-Mexhiti) kanë ecur mirë deri në këto momente.

Sipas parashikimeve të tija te blloku maqedonas zgjedhjet do ti fitojë VMRO-DPMNE-ja. Zenku tha se subjektet shqiptare që do qeverisin pas zgjedhjeve me partinë e Mickoskit duhet të kenë kushtet e tyre sikurse Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Presës dhe atë për Fqinjësi me Bullgarinë, pasi partia opozitare maqedonase ka theksuar se do ti rishikojë këto marrëveshje. Ato, sipas tij, nuk mund të negociohen më pasi dëmtojnë rëndë vendin në orientimin euro-atlantik dhe në marrëdhëniet ndëretnike brenda në shtet. FLAKA

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu