Futbollistët e Kombëtarës së Kosovës, janë gati për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.
“Dardanët” janë nisur drejt Lituanisë, ku më 12 tetor do të përballen me kombëtaren e këtij vendi.
Ndërkaq, më 15 tetor do të luajnë kundër Qipros në “Fadil Vokrri” .
Skuadra e Franco Fodas, këtë edicion të Ligës së Kombeve ka zhvilluar dy ndeshje, ku ka regjistruar një fitore dhe një humbje.