Fuga: A jemi më një shoqëri e bazuar te kultura e shkruar?

A jemi më një shoqëri e bazuar te kultura e shkruar?

Mos jemi duke anuar drejt një shoqërie llafazanësh verbalë dhe spektatorësh passive shtrire mbi divane?

Pra, nje shumice sipërfaqësorësh traumatike?

(Refleksion mbi panairin e librit)

T’i lemë rrenat!

Nuk e ka fajin lexuesi i munguar. Ai nuk ka c’te lexoje!

Sipas një sondazhi në zonat të ndryshme të vendit, në vende rurale dhe urbane, sipas grupmoshave, pasurisë, etj., kryer nga një agjenci shumë e besueshme (emrin e së cilës do ta jap sapo të marr autorizimin përkatës) del se :

leximi i librave përvec teksteve shkollore,

vjen në vend të gjashtë për nga vendi që zë në interesimet e popullsisë në kohën e lirë:

Vendi i parë : vozitja në rrjetet sociale
Vendi i dytë : ndejtja pa bërë ndonjë gjë të veçantë dhe shëtitjet me miq e shokë, shoqëritë e ndryshme
Vendi i tretë: frekuentimi i kafeneve
Vendi i katërt : ndjekja e emisioneve televizive dhe e filmave në tv
Vendi i pestë : ushtrimi i një veprimtarie fizike dhe sportive
Vendi i gjashtë : leximi i librave

Kjo varion pastaj për llojin e librave, moshat, etj.

Gjithsesi një tabelë përmbledhëse për leximin e librit në veçanti rezulton si ajo më poshtë këtu.

Eshtë e qartë se leximi i librit në këtë intensitet problematik shtron pyetjen : a jemi më një shoqëri e alfabetit?

A jemi një shoqëri e alfabetizuar organikisht?

A është libri që ka marrë goditje, veçmas, apo e gjithë kultura e shkruar?

Mos jemi ribërë një shoqëri verbale dhe vizive?

Unë nuk dyshoj për këtë nga të dhënat që kam. Kjo sjell të gjitha pasojat e tjera.

Jemi ri-verbalizuar si qytetërim.

Zoti na ruajt!

Pyetja në thelb ishte : Sa lexoni?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu