Fronti evropian me partitë shqiptare, ja çka thotë Spasovski i LSDM

“Kryesia e LSDM-së ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në koalicion me BDI-në në zgjedhjet e ardhshme”, këtë e theksoi mbrëmë anëtari i kryesisë së LSDM-së, Oliver Spasovski në emisionin “10 minuta” në TV21.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë duke u zhvilluar analiza, nga të cilat duhet të merren vendimet se cilat do të jenë koalicionet.

Të gjitha opsionet, sipas Spasovskit, duhet të jenë në lojë dhe të shqyrtohen.

“Të gjitha vendimet duhet të merren në bazë të analizave. Analizat duhet të sjellin përfundimisht një rezultat zgjedhor që do të thotë fitore në zgjedhje. Për një analizë të tillë aktualisht po punohet në parti dhe këtu duhet të merren vendimet se cilat do të ishin koalicionet. Por një gjë është e rëndësishme, që ne kemi frontin pro-evropian si një front që do të luftojë kundër atyre që nuk kanë asnjë koncept për të ardhmen dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Analizat do të tregojnë se çfarë është më e mira dhe është e sigurt se kështu do të ecë partia. Të gjitha opsionet duhet të jenë në lojë dhe të shqyrtohen, por ende nuk ka një vendim të tillë nga lidershipi se si do të zhvillohen zgjedhjet. Potenciali koalicioni i LSDM-së është shumë më i madh se ai i opozitës dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim”, theksoi Spasovski.

I pyetur nëse ASH mund të hyjë në kombinim, Spasovski u përgjigj se “nëse analizat tregojnë se duhet shkuar në lista të përbashkëta, të gjithë ata që janë për frontin evropian duhet ta bëjnë këtë, apo nëse analizat tregojnë se duhet shkuar veç e veç, atëherë sigurisht LSDM do të marrë pjesë në zgjedhje me partnerët e saj tradicional.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu