Fronti Evropian drejtë shpërbërjes, mund të përjetoj krisje të reja brenda koalicionit?!

Fronti Evropian po shkon drejtë shpërbërjes. Të paktën kështu lënë të kuptohet eksponentë nga ky front por edhe kundërshtaret e tyre politik pasi që pretendojnë se lëvizjet që priten nga koalicioni me të cilin prin Ali Ahmeti, do t’i humbin arsyen e funksionit grupacionit politik multi-etnik. Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në një deklaratë për Gazetën Lajm thotë se Ahmeti preu në besë anëtarët e frontit duke bashkëpunuar me Arben Taravarin, kundërshtarin ideologjik dhe parimor të Ziadin Selës. Kjo sipas tij do të ketë pasoja politike për Frontin Evropian.

“Vetëm se ka deklarata që Fronti Evropian më nuk ekziston dhe këtë e deklaroi zoti Taravari. Prej jashtë i din më mirë punët se sa ata vet brenda. Rregullat këtu i ka thyer vetë zoti Ahmeti duke bashkëpunuar me pjesë të VLEN-it pra me Taravarin. Loja nuk ka mbaru, loja veçse ka filluar dhe unë pres që të ketë lëvizje më të mëdha”, deklaroi Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër ri parë.

Indikacione se mund të dalë nga fronti dolën edhe nga Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni. Deputeti i tyre, Bejxhan Ilias në një bisedë telefonike me Alsat tha se për momentin nuk ka negociata dhe plane për t’u larguar nga Fronti Evropian. Paraprakisht nga fronti doli, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe Unioni i Romëve me kandidaten e saj për deputete Fatma Osmanovska. Në front mbeten, BDI, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, Skender Rexhepi me partinë Populli, Arjanit Hoxha me PDE-në dhe Sali Murat me Lëvizjen e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu