FOTO/ Deri në 5 vjet burg për personin që i vuri flakën flamurit maqedonas në Shkup

Në lidhje me shkatërrimin e flamurit maqedonas në qendrën e qytetit mbrëmë, Prokuroria informoi se është hapur procedurë penale ndaj tre të rriturve për shkaktimin e urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe diskriminuese, ndërsa ndaj një të mituri do të ndiqet procedura e rregullt sipas Ligjit për drejtësinë e fëmijëve.

„Të dyshuarit më 28.11.2024 rreth orës 20:00 deri në 23:00 në bulevardin ‘Krste Misirkov’ në Shkup, pas përfundimit të një manifestimi në sheshin Skënderbej për nder të festës së flamurit shqiptar, duke shprehur përbuzje ndaj simboleve kombëtare, përkatësisht duke i vënë flakën, shkatërruar dhe shqyer flamurin shtetëror, kanë shkaktuar urrejtje, përçarje dhe intolerancë mbi baza etnike“, thuhet në njoftim.

Vënia e flakës në flamurin shtetëror është një vepër e rëndë penale në shumicën e vendeve, përfshirë Maqedoninë. Sipas Kodit Penal të Maqedonisë, për këtë vepër penale parashikohet dënim me burg deri në pesë vjet.

Këto veprime konsiderohen si një sulm ndaj shtetit dhe sovranitetit të tij, dhe dënimi me burg deri në pesë vjet është një mesazh i qartë për rëndësinë e këtyre veprimeve dhe qëllimin e sistemit ligjor për t’i sanksionuar ato në mënyrë të duhur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu