Sot ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, zhvilloi një takim pune me ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutuan disa tema me interes për të dy shtetet. U shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira në proceset reformuese, të cilat po ecin në të njëjtin drejtim. U diskutuan gjithashtu edhe për dy çështje të hapura me interes për të dy vendet. U fol për rastin “Monstra”, për të cilën pala kosovare prezantoi se kërkesat për ekstradim janë procesuar nga Prokuroria e Shtetit dhe se sapo të merret një vendim ose të kenë informacion konkret për të, do të informojnë Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sa i përket kërkesave të tyre për çështjen “Divo Naselje”, ministri Filkov theksoi se të gjitha rastet janë marrë në shqyrtim dhe se po veprohet në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe të gjitha standardet ndërkombëtare.
Të dy ministrat shprehën vendosmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve për realizimin e përpjekjeve të përbashkëta