Filkov: Po presim përgjigjje nga autoritetet e Kosovës për ekstradimin e Demirit dhe Ismailoviqit

“Jemi në pritje”, tha sot ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, i pyetur se deri ku është ekstradimi i Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcës. Ai kujtoi se këtë e ka diskutuar me homologet e tij kosovare kosovar gjatë seancës së fundit ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Atje procedura është në vazhdim dhe presim përfundimin në çdo moment. Kur ta marrim vesh, do ta mësoni edhe ju”, tha Filkov.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhjetë ditë më parë ka theksuar se kjo është edhe çështje e gjykatave dhe prokurorive publike të Maqedonisë dhe Kosovës.

“Jemi në një situatë ku kemi trashëguar një çështje të vjetër dhe kërkon trajtim ligjor dhe gjyqësor, për të cilin dy ministrat tanë po bëjnë çmos për ta zgjidhur sa më shpejt. Le t’u japim edhe pak kohë për ta zgjidhur dhe për t’u kujdesur për problemin”, tha Kurti në konferencën e përbashkët për media me kolegun tij nga RMV, Hristijan Mickoski.

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut këtë verë përsëri kërkoi ekstradimin e tyre nga Kosova. Kërkesat është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe po pritet përgjigje nga ana e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu