Faton Ahmeti, sekretar i përgjithshëm i BDI-së është mysafir në Click Plus në TV21. Ai duke folur për pozitën e partisë së integristëve dhe se a e kanë pranur realitetin se janë opozitë, tha se Fronti Europian është fituese e zgjedhjeve, por mbeti jashtë institucioneve shkaku i dëshirës së pashterur të VLEN-it për pushtet.
“BDI në kuadër të Frontit Europian ishte fitues në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare te blloku shqiptar, por për shkak të dëshirës së pashterur të koalicionit VLEN për t’u bërë pjesë e Qeverisë, për t’u bërë pjesë e organeve të shtetit ndodhi ajo që ndodhi, pa e pasur legjitimitetin tek kampusi politik shqiptar”, tha Ahmeti.
“Defakto, derisa nuk je në institucione je opozitë. Mirëpo opozitë duke e pasur legjitimitetin e popullit, prej të cilit kërkon besim, dhe në anën tjetër ke koalicionin VLEN i cili është pjesë e pushtetit mirëpo pa legjitimitetin e popullit nga i cili buron ai besim”, tha Ahmeti më tej.