Fation Kuqari: Gjesti nuk ka bërë asnjë debat, është bërë i fortë me meme!

Fation Kuqari, ish-banori i shtëpisë së Big Brother VIP ka analizuar dhe ka dhënë mendimin e tij në lidhje me lojën dhe banorët e edicionit të katërt të këtij reality show.

”Nisi mbarë në fillim dhe në momentin që hyri Gjesti ata e nuhatën sepse e kanë parë dhe e kanë logjikuar. Ideja që ti vjen nga një format i tillë edhe futesh aty edhe pa e parë e di që ky është ajka. Ata e pritën direkt me sulm dhe thjesht po e bëjnë legjendë. Të vijnë 200 veta të flasin në vesh, ti bëhesh viktimë në njëfarë forme. Nuk po them që Gjesti është viktimë sepse absolutisht po e luan shumë bukur dhe ka nerva shumë të forta. Po luan shumë bukur lojën e vet. Po i japin edhe këta më shumë dhe kanë mbetur në hije totale. Po e fiton Big Brother-in pa i shkuar ende në gjysmën e lojës”

Cili nga personazhet mendon se e ka kuptuar këtë sipas Fationit?
Të gjithë pa përjashtim. Disa kanë luajtur rolin që e kanë mbajtur mirë me të dhe përfitojnë nga kjo dhe disa e kanë goditur.

Mendon Fationi se Egli ka një pëlqim të pastër për Gjestin apo e ka kuptuar peshën që ai ka jashtë?

Gjesti djalë simpatik është pse të mos e pëlqejë? Tani unë nuk futem dot në zemrën e Eglit. Më duket femër e arrirë përtej të gjithave nuk besoj se e shikon Big Brother-in si mundësinë e fundit në jetë dhe i ka ardhur dhe do bëjë maksimumin e saj, është një femër që e ka treguar aty që nuk përzihet.

Më tej ai shtoi se:

Një meme ka shumë rëndësi në Big Brother, u bëre padashje një meme shumë e fortë ti thyen çdo rekord. Gjesti erdhi i famshëm flas për BBV nga Kosova, Gjesti nuk ka bërë asnjë debat thjesht bënte meme shumë të bukura. Me mënyrën se si kërcente dhe si bënte ai është bërë shumë i fortë. Gjesti është bërë i fortë me meme-t e tij dhe bravo i qoftë

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu