Kandidati i Koalicionit për Kosovën Fituese, Nuredin Lushtaku sonte ka takuar strukturat e IDEAL-it në Skenderaj ku në këtë takim u është bashkangjitur biri i Hamzë Jasharit, Bekim Jashari, shkruan Top24
Kandidati Lushtaku ka publikuar fotografi nga ky takim ku shihet ish kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përkrah Nuredin Lushtakut dhe duke mbajtur një fjalim në këtë takim.
Ndryshe Nuredin Lushtaku është kandidat për deputet në Koalicionit për Kosovën Fituese me numër 137 ndërsa Lushtaku mban numrin pesë.
IDEALI i bashkur për fitore më 9 shkurt!
137☑ 5☑
Në mesin e strukturave të IDEALIT, patëm nderin të kemi edhe Bekim Jasharin, bashkëthemeluesin e IDEAL-it, i cili gjithmonë ka qenë i gatshëm të kontribuojë për të mirën e Skenderajt dhe Kosovës.
Faleminderit nga zemra të gjithë aktivistëve të IDEALIT, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve të fushatës.
Kanë mbetur edhe dy ditë deri te fitorja jonë e përbashkët e IDEALIT dhe Koalicionit për Kosovën Fituese 137!