Familja e të ndjerit: Doktori ishte i dehur! Taravari: Nëse konstatohet papërgjegjësia, mjekut do t’i merret licenca

Shtatë ditë dyert e familjes Ademi nga Kumanova do të jetë të hapura për ngushëllime.

Amet Ademit i ndërroi jetë djali Vedati në duart e tij, në Spitalin e qytetit, nga pakujdesia e doktorit. Në turnin kur 32 vjeçari shkoi për të marr infuzionin e dytë, doktori dhe infermierja i dhanë terapi pa i kontrolluar librezën se ishte alergjik nga analgini. Babai pohon se ka marrë informacion që të hënën doktori Zoran Gjeorgjievski ishte në gjendje të dehur në punë.

“E kam qëllimin që mos të politizohet rasti, por dua që drejtësia të punojë, të veprojë! Se ne po flasim te ju në media, ndërsa atje nuk punohet asgjë! Do të reagojmë sërish, ne kemi besimin se më treguan që do të kryhet kjo punë deri në fund. Siç më informuan nga reparti aty ndonjëherë kishte qenë edhe i dehur aty, kishte shkuar në punë edhe nën ndikim të alkoolit. Atij duhet t’i merret licenca e punës se i ndodhi djalit tim, qoftë i fundit në këso fatkeqësie, por mos të ndodh edhe tjetër kund”, tha Amet Ademi – babai i të ndjerit.

Familja Ademi kërkon drejtësi, duke mos u mjaftuar vetëm me shkarkimin e drejtorit të Spitalit të Kumanovës, Stefan Trajanovski, i cili u hoq nga detyra pas raportit të Inspektoratit shtetëror sanitar shëndetësor se ka pasur shumë lëshime. Ministri Taravari nuk tregon gjetjet, por thotë se gjitha indicet do tќi dorëzojnë në Prokurorinë е Kumanovës, e cila ka nisur procedurë para hetimore. Nga organi i akuzës në pyetje janë marrë gjitha palët, por akoma nuk dihet për çfarë vepre penale dyshohen!

“Ky shkarkimi i drejtorit ishte nga aspekti organizativ i spitalit, sot është emëruar drejtor i ri i spitalit. Në aspektin e përgjegjësisë së doktorit ia lë të shkruajnë raportin mjekët që janë caktuar nga Ministria e Shëndetësisë si komision profesional. 5 anëtarë do të raportojnë nëse ka përgjegjësi doktori dhe nëse ka doktori me të vërtetë duhet llogaridhënie”, u shpreh Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë.

E nëse konstatohet papërgjegjësia e mjekut Gjeorgjievski, Ministri Taravari tha se do të kërkojë nga Oda e mjekëve që t’i merret edhe licenca e punës. Shtoi se është në komunikim edhe drejtorin e Institutit të mjekësisë ligjore Aleksandar Stanov, duke i garantuar familjes që raporti i autopsisë do të jetë 100% i sigurt. Shqetësimet e familjes Ademi janë që doktori, Gjeorgjievski, si ish-deputet i VMRO DPMNE-së do të ndikojë politikisht në hetim. Gjatë ditës ne kontaktuam me doktorin Zoran Gjeorgjievski, por ai nuk dëshiron të prononcohet, duke thënë se do të flasë pasi të publikohen gjetjet nga raporti dhe komisioni i mjekëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu