Drejtor i ri i Klinikës për sëmundje ngjitëse dhe gjendje febrile, është emëruar dr. Fadil Cana, konfirmuan nga Klinika.
Dr. Cana, infektolog, e merr vendin në Klinikë të dr. Milena Stevanoviq, e cila shtatë vite ka qenë drejtoreshë, duke e përfshirë edhe periudhën e pandemisë me Kovid-19. Tash për tash nuk ka informacione për shkakun e largimit të dr. Stevanoviqit dhe emërimin e dr. Canës.