“Euro2027”, Shakohoxha: Shqipëria patericë e Serbisë, e paçin faqen e zezë ata që bashkëpunuan me të

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian të U-21 për meshkuj në vitin 2027.Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Associated Press“.

UEFA deklaroi të enjten se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut, raporton AP-ja.Komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakohoxha, në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ka reaguar ashpër, duke thënë se ky organizim është një turp i madh.

Ai shtoi se kjo gjë po bëhet vetëm për interesa personale dhe asgjë tjetër, sepse nuk ka asnjë motiv tjetër për të ndodhur kjo gjë mes këtyre dy shteteve.“Kushdo që e ka bërë këtë gjë, e ka bërë për interesa personale. Nuk ka asnjë motiv tjetër që Shqipëria dhe Serbia të organizojnë këtë Kampionat bashkë. Serbia është vendi me tifozerinë më të dënuar në Evropë. Stadiumi i fundit i ri i ndërtuar në këtë vend është bërë kur Tito ishte gjallë. Serbisë nuk i dhuron UEFA asgjë, sepse asnjë vend në rajon nuk pranon të bashkëpunojë me këtë vend. Maqedonia nuk pranon, Sllovenia nuk pranon, Kroacia nuk pranon, Bosnja nuk pranon, këtë gjë e pranon vetëm Shqipëria, e cila është paterica e serbëve, sepse ata me gjithë sllavizmin e tyre, e mbështesin Shqipërinë për të marrë vota dhe gjëra të tjera. Ky është një ‘haraç’ i paguar. Turp dhe e paçin faqen e zezë atë që për interesa personale e bën këtë bashkëpunim“, ka deklaruar Shakohoxha.

/GazetaBlic Sport/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu