Është аpo nuk është zyrtare gjuha shqipe? Maksuti: Vendimi i kushtetueses, atak ndaj identitetit shqiptar

“Gjuha shqipe është zyrtare në bazë të kushtetutës, por e njëjta cungohet në bazë të ligjit për përdorimin e sajë” – kështu vlerësoi profesori universitar Mersim Maksuti, në një panel diskutimi me temë “Sa është zyrtare gjuha shqipe!?”.

“Kushtetuta në mënyrë të qartë e përcakton se gjuhët zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik i sajë edhe gjuha e qytetarëve që e flasin 20 % me alfabetin shkrimin e sajë, kjo tregon qartë se gjuha shqipe ka status zyrtarë dhe ne duhet ta dimë këtë dilemë saktë, por cila është çështja këtu, se gjuha shqipe pra gjuha që e flasin 20% të qytetarëve këtu nuk ka trajtim të njëjtë me gjuhën maqedonase dhe kjo me një mënyrë paraqitet në formë të kushtëzuar”, tha Mersim Maksuti, jurist.

Ish politikani Muhamet Halili thotë se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare e limituar.

“Ata të cilët kanë qenë të lidhur me politikën dhe kanë dashur të tregojnë politikat e tyre të suksesshme, ata gjithnjë kanë thënë se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, që nuk është e vërtet fare. Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare e limituar”, tha Muhamet Halili, analist.

Po çka nëse Gjykata Kushtetuese vendos për shfuqizimin e disa dispozitave për gjuhën shqipe?

“Ato do të jenë dispozitat kryesore të ligjit, do të kufizohet e drejta e përdorimit në procedura gjyqësore, do të kufizohet e drejta gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar të zyrtarëve të këtij shteti. Do të hiqet përdorimi në uniforma , madje është paralajmëruar edhe heqja e fjalës shqipe e vetmja fjalë që ekziston në ligjin e gjuhëve atë në kllapa si gjuha e 20%, gjuha shqipe. Është paralajmëruar se edhe kjo do të hiqet dhe kjo drejtpërdrejtë bën atak në identitetin tonë nacional”, shtoi Maksuti.

“Me një situatë kur nuk kemi zbatim të atij segmenti atëherë nuk kemi çka dëmtojmë, dhe vet propozuesi kur i drejtohet komisionit të Venedikut i drejtohet të jep mendim, ja ka qëlluar apo jo se vet komisioni ka pas dyshim, dhe vet ish zv/kryeministri atëherë ka dilema edhe kur i drejtohet komisionit i drejtohet që ata të vlerësojnë se a ja kanë qëlluar ose jo, është fjala për përdorimin e gjuhës në bankënota. Deri tash ne nuk e kemi zbatuar fare këtë dhe komisioni Venedikut ka mendim negativ”, tha Muhamet Halili.

Ndryshe Gjykata kushtetuese ka paralajmëruar seancë për shfuqizimin e disa neneve nga ligji i gjuhës shqipe.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu