Erion Veliaj çuditë me deklaratën: S’jam mirë mendërisht…

Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar përgjimet e bujshme ku del duke dhënë urdhra e duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme: ka kërkuar psikiatër!

Sipas gazetares Klodiana Lala, Veliaj ka pretenduar se nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike dhe se përgjimet e SPAK nuk duhen marrë seriozisht sepse, sipas tij, nuk mund të ketë folur në atë mënyrë. Për këtë arsye, ai ka kërkuar një konsultë me një psikiatër në burg.
Por përpara se të bëhej vizita, është bërë një inventar i barnave në dispozicion, për të verifikuar nëse Veliaj kishte marrë ndonjë ilaç që mund t’i kishte “ngatërruar” mendimet. Përfundimi? Ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin e lartë! Pra, nga SPAK te tensioni, duket se Veliaj po përpiqet të ndërtojë një narrativë tjetër për të justifikuar veten.

‘Zoti Veliaj pasi është bërë me dije për përgjimet, ka pretenduar se nuk është në gjendje të mirë psikologjike, ka kërkuar konsultë me psikiatrin, ka thënë nuk kam qenë në situatën më të mirë mendore se është e pamundur të kem folur në këtë mënyrë. Ulsi Manja ka bërë një urdhër, është bërë inspektim nga Drita Jaka, shefe e sektorit të shëndetësisë në burgje, zyrtarja më jetëgjatë në këtë institucion. Zonja Jaka para se të merrte kontakt, ka bërë një inventar të të gjithë barnave që kanë hyrë. Është bërë inventar për barnat në gjendje dhe ato që i janë dhënë të paraburgosurëve. Në bashkëpunim edhe me mjeken e burgut kanë marrë kontakt me zotin Veliaj dhe rezulton se ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin, ka patur problematika me tensionin e lartë’, tha Lala mbrëmjen e sp enjtes në një emision televiziv.

Me sa duket, edhe në burg po ndiqet tradita e politikanëve që, sapo përballen me prangat, ‘kujtohen’ për shëndetin. A do të ndjekë edhe Veliaj rrugën e paraardhësve, duke kërkuar një “spital me pesë yje”? Mbetet për t’u parë…

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu