Erdogan të enjten do të hapë xhaminë e madhe në Tiranë, e cila do të drejtohet nga një imam turk

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në kuadër të mini-turit ballkanik, të enjten do të qëndrojë në Shqipëri, ku do të hapë solemnisht xhaminë e madhe në qendër të Tiranës.

Siç njoftuan mediat shqiptare, përveç takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Erdogani do të hapë xhaminë “Namazgja”, për ndërtimin e së cilës vendi i tij ka dhënë kontributin më të madh.

Presidenti turk mori pjesë edhe në ceremoninë e fillimit të ndërtimit në vitin 2015, duke e quajtur atë “simbolin e vetëm të vëllazërisë midis dy kombeve tona”.

Ky objekt fetar ka kohë që ka përfunduar, por qeveria turke nuk ka pranuar ta dorëzojë deri më tani për shkak të “konflikteve” të qeverisë turke me përfaqësuesit e komunitetit fetar mysliman në Shqipëri, duke akuzuar se disa nga imamët dhe udhëheqja janë të lidhur me organizatën “Feto”.

Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi për imam të xhamisë e emëroi Enes Basturin.

“Me udhëzimet e Drejtorisë sonë të Çështjeve Fetare u vendosa në shenjtëroren e madhe të Xhamisë qendrore “Namazgja” në Tiranë”, ka shkruar Bastur në rrjetet sociale.

Xhamia është arkitekturisht e ngjashme me ato në Stamboll, ajo do të jetë mund të pranojë më shumë se 5000 njerëz në të njëjtën kohë. Në objektin ka bibliotekë, qendër kulturore dhe sallë konferencash. Përveç që në këtë vend mund të studiohet Kurani, mund të mësohet edhe gjuha turke. Turqia investoi rreth 30 milionë dollarë në ndërtimin e saj dhe konsiderohet xhamia më e madhe në Ballkan.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu