Erdogan: Krijimi i një shteti palestinez me integritet territorial nuk mund të vonohet më

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan tha se krijimi i një shteti palestinez me integritet territorial nuk mund të vonohet më, raporton Anadolu.

Erdoğan në kuadër të vizitës së tij në Indonezi mbajti një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij Prabowo Subianto.

Duke folur për marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Indonezisë, Erdoğan tha: “Diskutuam për punimet që mund të bëjmë për rritjen e tregtisë në nivelin e 10 miliardë dollarëve si dhe për ta balancuar atë”.

Presidenti turk në fjalimin e tij u ndal edhe në çështjen palestineze. “Krijimi i një shteti sovran palestinez me integritet territorial bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet nuk mund të vonohet më”, tha ai.

“Shtetet tjera në rajon nuk mund të gjejnë stabilitet derisa Gaza dhe palestinezët të gjejnë paqe”, shtoi presidenti turk.

Ai gjithashtu vlerësoi qëndrimin e Indonezisë për çështjen palestineze. “Do të vazhdojmë të punojmë me Indonezinë për rindërtimin e Gazës”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan gjithashtu foli edhe për dëmin që Izraeli ka shkaktuar në sulmin e tij ndaj Palestinës. “Dëmi total i shkaktuar nga sulmet 15 mujore të Izraelit po i afrohet 100 miliardë dollarëve. Parimi në ligj është që dëmi duhet të mblidhet nga shkaktari”, u shpreh ai.

Izraeli ka shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe ka lënë enklavën palestineze në gërmadha. Numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori 2023 ka shkuar në mbi 48.000.

Më 15 janar, Katari një nga vendet ndërmjetësuese, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje për një armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve në Gaza.

Marrëveshja hyri në fuqi më 19 janar. Në 42 ditët e para të marrëveshjes së armëpushimit, që përbëhet nga tre faza, do të lirohen 33 pengje izraelite dhe mbi 1.900 të burgosur palestinezë.

– Presidenti indonezian Subianto: Jemi të përkushtuar për të forcuar partneritetin midis Indonezisë dhe Türkiyes

Nga ana tjetër, në fjalën e tij Subianto, shprehu përkushtimin e vendit të tij për të përforcuar partneritetin midis Indonezisë dhe Türkiyes.

“Duam të ofrojmë më shumë mbështetje për përpjekjet e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes midis Indonezisë dhe Türkiyes”, tha ai.

Subianto tha se viti 2050 është 100-vjetori i partneritetit të Indonezisë me Türkiyen. “Indonezia dhe Türkiye kanë marrëdhënie prej shekujsh dhe lidhja jonë vazhdon në mënyrë shumë të fuqishme që nga periudha osmane”, theksoi ai.

– Nënshkruhen 12 marrëveshje

Ndërkohë, para konferencës së përbashkët për media, përfaqësuesit e të dyja vendeve nënshkruan 12 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Në mesin e marrëveshjeve të arritur nga Türkiye dhe Indonezia ishin në fushën arsimimit fetar, energjisë, shëndetësisë, mbrojtjes, tregtisë, bujqësisë, investimeve dhe fushave të tjera.

– Presidenti Erdoğan u prit me ceremoni zyrtare

Presidenti Erdoğan më parë u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij indonezian, Subianto, në qytetin Bogor, ku ndodhet për vizitë zyrtare.

Në fillim të pjesës së dytë të turneut të tij me tre ndalesa në Azi, automjeti zyrtar i presidentit Erdoğan u shoqërua nga njësitë e kalorësisë në Pallatin Presidencial në Bogor deri në hyrje të ndërtesës, ku Subianto e priti.

Presidenti turk nënshkroi në librin e të ftuarve në pallat para se të kalojë në një takim kokë më kokë me presidentin indonezian.

Dy presidentët do të bashkëkryesojnë takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë midis dy vendeve para se të marrin pjesë në një ceremoni nënshkrimi të marrëveshjeve dhe adresimit në konferencën e përbashkët për media.

Presidenti turk do të marrë pjesë në një darkë zyrtare dhe do të mbajë një fjalim në një forum biznesi Türkiye-Indonezi.

Në shoqërinë e tij të kabinetit presidencial përfshihet zonja e parë, Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministri i Mbrojtjes Yaşar Güler, ministri i Energjisë Alparslan Bayraktar dhe zyrtarë të tjerë.

Të dielën, Erdoğan nisi një vizitë 4-ditore në Malajzi, Indonezi dhe Pakistan.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu