Elvis Rexhbeçaj: Me largimin nga fusha në Rumani, dërguam sinjal se nuk do të tolerojmë më sjellje të tilla

Përfaqësuesi i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, që luan për ekipin gjerman FC Augsburg, ka folur për braktisjen e lojës së Kosovës ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për agjencinë gjermane në lajmeve dpa, ai thotë se ky ka qenë një vendim i rëndësishëm.

Fakti se Kosova e humbi ndeshjen në mënyrë retroaktive, 27-vjeçari thotë se “kjo për ne s’ka rëndësi”.

“Vetëm deshëm të dërgojmë një sinjal se kur diçka e tillë ndodhë, pavarësisht se në cilin stadium, duhet të ndërmerrni diçka kundër kësaj”, deklaroi mesfushori kosovar.

Kosova lëshoi fushën në minutat shtesë të ndeshjes javën e kaluar në Bukuresht derisa rezultati ishte 0-0. dpa raporton se ekipi u ndje i provokuar nga thirrjet e tifozëve rumunë që kanë thirrur “Serbia”.

“Njerëz të tillë nuk kanë vend më as në stadium e as në jetën private në përgjithësi. Diçka e tillë nuk ka vend askund”, tha mesfushori i klubit të Bundesligas.

Incidente të ngjashme veçse kanë ndodhur edhe në të kaluarën në Rumani, shtatorin e vitit 2023, kur ekipi i Kosovës po ashtu u largua për në dhomat e zhveshjes, por u kthye. Rexhbeçaj thotë se “ishte gabim kthimi në fushë”.

“Këtë vit i thamë vetes, nëse diçka ndodhë, do të largohemi nga fusha, dhe këtë e bëmë. Pastaj nuk ka më kuptim të luash më kur vijnë thirrje të tilla. Një sinjal i qartë u dërgua se gjërat s’mund të shkojnë më kështu”, deklaroi për dpa Elvis Rexhbeçaj./KlanKosova

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu