Elmi Aziri i përgjigjet Levizjes BESA: Gjithmonë jeni stolisur me puplat e huaja, dje LSDM sot VMRO

Të jesh produkt i koalicioneve jo shqiptare, si ajo “Možeme”, të jesh ish zyrtar i BDI-së apo të jesh produkt organizatave pa nishan dhe të akuzosh të tjerët për ashikni me BDI-në, është më shumë se hipokrizi.
U bënë pjesë e politikës, asokohe me BDI-në dhe më vonë me DR-në (Demokracinë e Re) dhe pastaj Besa, pastaj u ndanë, pastaj u bashkuan derisa të ndahen prap, paskan akuzuar Aleancën për Shqiptarët për arshikni me BDI-në. Ata mendojnë se shqiptarët kanë harruar se identiteti i tyre politik është formësuar në Strumicë, te Zoran Zaevi, i cili i mori ata në koalicion me partinë e vetë duke i thënë 4 vende në listë edhe pse, e din mirë që takati i tyre partiak nuk shkonte përtej dy mandateve, edhe atë në kohën kur ASH-ja u ofroi po katër deputet dhe 100% fitoheshte BDI-ja! Ata zgjodhën Strumicën dhe indirekt ta mbajnë BDI-në në pushtet! Dëmi që ju bë shqiptarëve me ‘besëlidhjen’ e ‘sharena revolucija’ ishte i shumë anshëm. Ata, de faktorizuan votën shqiptare duke e drejtuar atë drejt subjekteve politike maqedone, krahas kësaj ata ishin shumë gjeneroz dhe nga rradhët e tyre prodhuan disa parti!
Përpara se të akuzojnë të tjerët duhet fillimisht ti shpjegojnë opinionit se si e bënë marrëveshjen e fshehtë me VMRO-në për zgjedhjet lokale 2017 dhe 2021 marrëveshja e cila parashihte ndërtimin (rindërtimin) e një Kishe në afërsi të Tetovës dhe vendosjen e Kryqit në Kodrën e Diellit. Poashtu, duhet ti tregojnë opinionit se pse dështoi rrëzimi i qeverisë në 2021, cilët deputet mundësuan vazhdimin e qeversisje së BDI-së!
Ata duhet të sqarojnë se për cilat arsye nuk pranuan ti bashkangjiten Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e 2020-ës, dhe meqë madhështinë e fitores së tyre tani e shofin te vetvetja pse tani ju duhet Aleanca për Shqiptarët?
Githashtu duhet të spjegojnë pse VMRO-ja është bërë promotor i tyre?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu