Eksperti i sigurisë zbardh dy pista të reja që dërguan në ekzekutimin e Liridonës në sy të fëmijëve!

Zhdukja e një vajze në Suedi, dhe humbja e 300 mijë eurove, janë dy pistat e reja që ka zbuluar për emisionin “Jetë Shqiptare” eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt me urdhër të bashkëshortit Naim Murseli.

Elezi u shpreh se fillimisht ka pasur disa pista, një pjesë e të cilave janë rrëzuar me kalimin e ditëve. Ai bëri me dije se ekzistojnë dyshime se Liridona ka pasur informacione në lidhje me zhdukjen e një vajzë në Suedi, informacion ky që mund të ketë çuar në vrasjen e saj.

Po ashtu, Elezi theksoi se një biznesmen shqiptar ka deklaruar se Naim Murseli ka humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit.

“Ngjarje e rëndë dhe komplekse. Aktualisht kemi 4 të arrestuar, vrasësi, porositësi, një që ka mbështetur vrasësin dhe personi që siguroi armën. Motivet e ngjarjes kanë qenë disa, por me kohën disa prej tyre konsiderohen jo të mundshme, Ajo që ne kemi kuptuar motivet na çojnë drejt asaj se Liridona mund të kushte sekrete që mund të rrezikonin bashkëshortin e saj.

Deklaratat e familjarëve dëshmojnë se marrëdhënie mes çiftit ishte e mirë, nuk kishte dyshime mbi përfshirjen e personave të tretë në aspektin gjinor. E vetmja gjë mbetet se dyshohet se një vajzë tjetër është zhdukur në Suedi. Së fundmi ishte një biznesmen shqiptar që jeton në Suedi që tha se me Naim Murseli kishte humbur 300 mijë euro në skemat e mashtrimit.

Babai i të dyshuarit në deklaratën e parë pati thënë se eventualisht mund të ketë pasur ndonjë sekret që e ndjera e dinte.

Pas vizitës së babai pati në burg, deklaroi se djali i tij ishte i pafajshëm duke sjellë dyshime se ai mund të jetë nën presion”, u shpreh Elezi.

30-vjeçarja Liridona Murseli u vra më 29 nëntor, derisa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Për ngjarjen tragjike janë arrestuar katër persona, një prej të cilëve dhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli./Bota Sot

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu