Jasir Asani shënon tregolëshin në Korenë e Jugut

Skuadra nga Korea e Jugut, Gëangju, e ka zhvilluar të martën ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Në “Gëangju World Cup Stadium”, skuadra jugkoreane u takua me skuadrën e madhe nga Japonia, Yokohama Marinos. Yokohoma në edicionin e kaluar ishte finaliste e Ligës së Kampionëve të Azisë.

Por të martën u dominua plotësisht nga Gëangju, që fitoi 7:3. Ishte ndeshje në të cilën reprezentuesi i Shqipërisë, Jasir Asani ka treguar vlerat e vërteta. Sulmuesi i krahut ka pasur telashe te Gëangju për kohë të gjatë, por në ndeshjen debutuese në Championsin aziatik shkëlqeu me “hat-trick” dhe asistim. Ai shënoi në minutën e dytë, të 55-të dhe të 92-të. Pra e shënoi golin e vetëm të skuadrës jugkoreane në Champions. Pos tre golave, Asani kontribuoi edhe me një asistim.

“Ekipi japonez, nënkampion në edicionin e kaluar të AFC Ligës së Kampionëve, nuk kishte përgjigje për reprezentuesin e Shqipërisë, aftësia e të cilit për të shënuar gola nga krahu i djathtë e shkatërroi mbrojtjen e Marinos”, ka shkruar sajti zyrtar i Championsit aziatik.

Gëangju u rendit i treti në kampionatin e Koresë së Jugut në edicionin e kaluar. U kualifikua direkt në Champions, ndërsa po garon në grupin e lindjes, ku janë skuadrat më të mëdha nga Japonia, Kina, Malajzia, Australia, Tajlanda e Korea e Jugut. Ndeshja e së martës i takoi xhiros së parë.

Asani 29-vjeçar, luan te Gëangju nga viti i kaluar. Në vitin 2023 i shënoi shtatë gola në 33 paraqitje kampionale. Këtë vit i ka dy gola në shtatë paraqitje. Më herët ka luajtur te Kisvarda në Hungari, te Partizani në Tiranë, AIK-u në Suedi dhe te Pobeda, Shkupi e Vardari në Maqedoni të Veriut.

Te Shqipëria është shumë i rëndësishëm, i pakontestueshëm në përbërjen bazë prej se erdhi Sylvinho, ndonëse në Kore të Jugut ka pasur telashe edhe me aktivizim.

Asani ka realizuar tregolësh edhe më 18 mars të vitit të kaluar në fitoren 5:0 të Gëangjus ndaj Incheonit në kampionatin jugkorean. Tregolëshi i së martës është i dyti në karrierën e Asanit.

Klubi i Asanit është formuar në vitin 2010 dhe tani ka nisur të lë gjurmë edhe në Azi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Parashikimi i Moti për ditën e sotme

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe në më shumë vende me reshje shiu,...

Konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet sot

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes pasi që Zyra e Prokurorit...

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu