Edona James rrëfen në BBVK si e kishte rrahur të dashurin

Në një rrëfim të rrallë dhe ndoshta të pakëndshëm, transgjinorja e njohur Edona James ka ndarë me banorët e BBVK një histori të dhunshme që ka përjetuar në të kaluarën.

Gjatë një bisede me çiftin e shtëpisë, Ilirana dhe Adri, Edona hapur ka zbuluar një përballje fizike me një ish-partner të saj.

Historia e saj tregon se si, në një moment zemërimi dhe provokimi, ajo ka përdorur një fshesë elektrike për të rrahur ish-të dashurin që dukej se e kishte nënçmuar.

“Më thoshte: ‘Ti nuk di. Ti vetëm di t’i hapësh këmbët dhe më shumë nuk di’. Kam qenë duke fshirë shtëpinë, dhe i kam hyrë me fshesë, bam e bam e bam e bam, derisa është rrëzuar në tokë, edhe i kam thënë: ‘Po unë di edhe diçka tjetrër, edhe këtë e di, me ta thy ty kërrbinën’,” rrëfeu ajo, duke ilustruar një skenë të dhunshme që shkon përtej vetëmbrojtjes dhe paraqitet si një akt hakmarrjeje.

Ky rrëfim vjen si një befasi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, ku nuk pritet dhe as nuk lejohet diskutimi rreth akteve të dhunës.

Formatet televizive të spektaklit si “Big Brother VIP” kërkojnë nga pjesëmarrësit të respektojnë një kod sjellje dhe të mbajnë një linjë të caktuar të komunikimit dhe interaksionit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu