Edi Rama citon profetin Muhamed

Kryeministri Rama dhe Presidenti i Turqisë, Erdogan kanë inauguruar këtë pasdite xhaminë e re të Namazgjasë. Dhjetëra besimtarë ishin në pranishëm në xhami, e cila do të jetë më e madhja e Ballkanit.

Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte i pari që mbajti fjalën. Ai falenderoi Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan dhe tha se më në fund erdhi dita për të hapur xhaminë për të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri. Kreu i qeverisë tha se ishte çështje nderi për të dhe peshë e detyrës që kjo xhami të hynte e pastër në jetën e vendit tonë.

Rama: Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im Erdogan. Shumë e nderuar zonja Erdogan. Fort të nderuar klerikë, miq dhe fort të respektuar besimtarë. Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli të adhurimit të krijuesit të botëve. Kaq i mirëpritur nga komuniteti mysliman për shumë arsye. Kjo faltore që frymon nga një besim univeral është trashëgimia e një populli të tërë, e cila mëshiron atë që profeti ka thënë për veten “Unë jam lutja e Ibrahimit, sihariqi i Isait dhe ëndrra e nënës time”. Më 14 nëntor të vitit 2014, 10 vite më parë, fillesën e kësaj pune të bekuar në shërbim të komunitetit mysliman shqiptar e quajta si çlirimi i Namazgjasë. Nuk e harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari, të imponuar mbi hapësirën e lutjeve dhe nevojën e besimtarëve myslimanë për të pasur tempullin e tyre qendror në Tiranë njësoj si bashkëkombasit dhe vëllezërit e tyre të besimit katolik, ortodoks apo bektashi. Ka qenë për mua që në krye të herës çështje nderi dhe peshë e detyrës që xhamia e madhe të hynte e pastër në jetën e vendit tonë si një objekt i munguar kulti në këtë vend.

Për menaxhimin e xhamisë së ndërtuar si një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve, do të ngrihet një Fondacion, në krye të të cilit do të jetë imami i Xhamisë së Namazgjasë, Gazment Teqja në përbërje të të cilit mund të ketë edhe përfaqësues nga Turqia. Në Xhami do të mund të falin namazin 10.000 besimtarë në të njëjtën kohë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu