Edhe Ahmeti në Prishtinë: Çështja për president shqiptar, është e hershme

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ndodhet në Prishtinë, ku ka pasur paraqitje në televizionin publik të Kosovës.

I pyetur për takimin e sotëm në Prishtinë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe liderëve të Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN) dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Ahmeti tha:

“Ideja për president shqiptar, është e hershme”.

Kjo vjen ngaqë nga Kryeministria e Kosovës njoftuan se në takim, liderët propozuan që për kandidat të përbashkët për president të Maqedonisë së Veriut, të dalë një shqiptar.

Nga ana tjetër, lideri i Lëvizjes Demokratike – pjesë e LEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se “Bashkë me Bilall Kasamin (Besa), Afrim Gashin (Alternativa), Bekim Qokun (Vetëvendosje) dhe Arben Taravarin (ASH) na presin punë dhe përgjegjësi të mëdha“

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu