“E la punën, e rriti mjekrrën” – Fqinjët flasin për shqiptarin nga Maqedonia që planifikoi s’ulme në Vjenë

“Nuk do ta kisha menduar kurrë këtë për të, ai gjithmonë më priste mirë ”, tha një fqinj i tronditur nga bastisja e policisë në shtëpinë e të dyshuarit kryesor për përgatitjen e sulmi terrorist në Vjenë, Beran Aliji. Ajo shtoi se natyra dhe pamja e djaloshit kishte ndryshuar kohët e fundit: “Ai rriti mjekrën, la punën dhe udhëtonte shpesh në Vjenë”.

Mediat austriake po publikojnë detaje të frikshme për planifikimin e sulmit terrorist në koncertin e Taylor Swift. Beran Aliji kishtë bërë një bombë në shtëpinë e tij në Ternitz të Austrisë Jugore dhe sipas policisë, si pjesë e përgatitjeve, ai ka pajisur makinën e tij me drita blu të policisë për ta bërë më të lehtë hyrjen në zonën e stadiumit.

Portali “Heute” shkruan se në planet terroriste është përfshirë edhe një djalë 17-vjeçar, dyshohet se nga Bosnja dhe Hercegovina. Gjatë arrestimit të tij u gjetën materiale të ISIS dhe Al-Kaedës, por ai i mohon akuzat.

Paraditen e së mërkurës, njësia speciale “Cobra” ka hyrë në shtëpinë e Beran Alijit, ku ai jetonte me prindërit e tij, të cilët në atë moment ndodheshin me pushime.

Rezultatet e para të hetimit të policies austriake tregojnë se Aliji planifikoi të ngiste makinën e tij Volkswagen të zi në turmën e mijëra tifozëve të Taylor Swift, pastaj t’i sulmonte ata me hanxhar dhe në fund të shpërthente bombën.

Në shtëpinë e prindërve të të dyshuarit, përveç legjitimacionit të rremë të policisë dhe 21 mijë euro para të falsifikuara, në shtëpinë e prindërve të të dyshuarit janë gjetur hanxhar, thika dhe eksplozivë funksionalë, përfshirë edhe detonatorë.

Ndryshe nga MPB e Maqedonisë së Veriut sot kanë deklaruar se janë duke punuar dhe vepruar në bazë të kërkesë së autoriteteve austriake mbi rastin konkret dhe të dyshuarin kryesor Beran Aliji familja e të cilit është me prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë së veriut.

Përveç 19-vjeçarit Aliji , autoritetet austriake, kanë deklaruar se për të njëjtin rast janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë. I arrestuari i fundit është një i mitur me prejardhje nga Iraku. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu