E dhimbshme- Dy të mitura dhu*ohen brenda ditës, njëra nga 5 burra tjetra 9 vjeç nga një 26 vjeçar

Dy raste tejet të rënda kanë ndodhur vetëm gjatë 24 orëve të fundit në dy qytete të Kosovës, pasi që dy vajza të mitura njëra 14 vjeç e tjetra vetëm 9 vjeçare janë dhunuar seksualisht nga persona të rritur.
Vajza 14 vjeçare në Prishtinë siç raportohet në media fillimisht është droguar e pastaj është dhunuar seksualisht nga pesë persona.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje në lidhje me moshën e viktimës ndërsa përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se po bëhen hetime intensive.

“Prishtinë / 03.11.2024 – 01:00. Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhej në raportin e Policisë së Kosovës.

Cak i sulmit seksual ka qenë edhe një vajzë 9 vjeçare në Pejë e cila dyshohet se është dhunuar nga një i dyshuar i moshës 26 vjeçare.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh duke mos dhënë detaje shtesë në lidhje me rastin.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për lajmi.net se i dyshuari është arrestuar ndërsa e ka konfirmuar se viktima ka qenë e mitur.

“Personi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Është parashtruar kërkesa për paraburgim. Janë siguruar prova materiale të cilat do të përdoren gjatë procesit. Dyshimet janë që është kryer vepra penale dhunimi. Viktima është e mitur, nuk mund të japim informacione”, ka thënë Nikçi për lajmi.net.

Rastet e dhunimeve të të miturve nuk janë raste të rralla në Kosovë, dhe ndonëse marrin shumë reagime nga qytetarët por edhe emra të njohur të secilës fushë, nga institucionet ende nuk është marrë ndonjë masë ndaj kësaj dukurie të tmerrshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu