Dy fëmijë kanë thyer duart, nëntë kanë marrë mavijosje, dhe ende nuk dihet sa vik’tima të tjera ka nga loja e rrez,ikshme në TikTok

Njëmbëdhjetë fëmijë janë lënduar dhe janë pranuar në spitalin e qytetit në Shkup pas një sfide të re në rrjetin social TikTok, ndërsa dy prej tyre kanë fraktura në duar, konfirmoi për MIA ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naum Ohri”, dr. Nebojsha Nastov.

Siç theksoi ai, fëmijët janë të moshës 10 deri në 16 vjeç dhe të gjithë janë nga Shkupi.
– Njëmbëdhjetë fëmijë janë pranuar në spital deri dje në orën 13:00. Është e mundur që të ketë edhe më shumë fëmijë, por ky është informacioni që ne kemi për mekanizmin e lëndimit – deklaroi Nastov për MIA.

Në një pyetje nga gazetarët për natyrën e sfidës, ai shpjegoi se bëhet fjalë për një lojë ku fëmijët hedhin njëri-tjetrin në ajër me krahët shtrirë, duke imituar “Supermenin”.

– Zgjaten krahët siç bën personazhi “Supermen”. Grupi e kap dhe e hedh në ajër djalin apo vajzën që merr pjesë në sfidë. Kjo është ajo që më kanë shpjeguar. Nuk e kam parë vetë dhe nuk mund të them me siguri. Janë të përfshirë si djem, ashtu edhe vajza – shtoi Nastov.

Ai apeloi që sfida të tilla të mos përsëriten në të ardhmen, pasi mund të përfundojnë me pasoja serioze.

– Për fat, nga këta 11 fëmijë, dy kanë vetëm fraktura në duar, ndërsa të tjerët kanë mavijosje. Por, nëse kjo vazhdon, mund të ndodhin lëndime më të rënda. Nëse një fëmijë bie me kokë, do të ketë pasoja shumë më të rënda – shtoi Nastov.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu