BDI: Drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë në Çair, Pranvera Izairi, detyron punonjësit të marrin pjesë në zgjedhjen e Forumit të Gruas të Arben Taravarit në Çair

Nga BDI dega Çair kanë reaguar ndaj drejtoreshës së spitalit Gjinekologjik Çair se ka detyruar punonjësit duke i shantazhuar të marrin pjesë në tubimin e VLEN në këtë komunë

“Me indinjatë të thellë denoncojmë skandalin e paprecedentë që ka ndodhur sot në Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair, ku drejtoresha e kësaj klinike, Pranvera Izairi, në mënyrën më të turpshme dhe kriminale, ka shantazhuar punonjësit, duke i detyruar të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it në Komunën e Çairit, nën kërcënimin se në të kundërtën do të disiplinohen dhe se ata me kontrata të përkohshme do të pushohen nga puna!

Ky është abuzim flagrant me pushtetin, një poshtërim i hapur i profesionistëve shëndetësorë dhe një shkelje e rëndë e të drejtave themelore të njeriut!

BDI – Dega Çair bën thirrje urgjente institucioneve shtetërore dhe faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjnë menjëherë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie politike dhe këtij terrori ndaj punonjësve të spitalit.

Inkurajojmë të gjithë punonjësit që të mos bien pre e këtij presioni, sepse shumë shpejt ky poshtërim do të marrë fund dhe ata që sot bëjnë mobing dhe shkelin dinjitetin profesional të mjekëve dhe infermierëve, do të japin llogari përpara ligjit dhe opinionit publik!

Nuk do të lejojmë që institucionet publike të kthehen në vegla politike dhe as që njerëzit të trajtohen si pengje të interesave të ulëta të një grupi të dështuar politik!” – thonë nga BDI dega Çair.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu