Donald Trump i vendosur: SHBA do të marrë kontrollin e Gazës, Hamasi s’do jetë më aty

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti planet e tij për rindërtimin dhe zhvillimin e Rripit të Gazës, nën kontrollin e drejtpërdrejtë të SHBA-së.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka argumentuar se kjo do të sillte stabilitet në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, por duke theksuar se administrata e tij nuk do të nxitohet në këtë drejtim.

“Mendoni (Gazën) si një sit të madh pronash të paluajtshme, dhe Shtetet e Bashkuara do ta marrin përsipër dhe do ta zhvillojnë atë ngadalë, shumë ngadalë, ne nuk jemi me nxitim.

“Ne do të sjellim stabilitet në Lindjen e Mesme”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, duke përsëritur një plan që ai zbuloi javën e kaluar gjatë një vizite në Uashington nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Duke folur për situatën në Gaza, Trump e quajti territorin e shkatërruar nga lufta “një vend shkatërrimi”. “Do të rikuperohet. Do të rrafshohet, rregullohet. Nuk do të ketë njeri. Hamasi nuk do të jetë aty. Ne do të ndërtojmë vende të tjera shumë të pasura në Lindjen e Mesme, të cilat do të krijojnë disa vende të bukura për popullin palestinez për të jetuar”, tha ai.

“Ata do të jetojnë në harmoni dhe paqe, relativisht, për herë të parë në qindra vjet”, deklaroi presidenti amerikan ndër të tjera.

Trump gjithashtu përsëriti mbështetjen e tij për rivendosjen e palestinezëve jashtë Gazës, në Egjipt dhe Jordani, pavarësisht se të dy vendet përsëritën kundërshtimin e tyre kategorik ndaj një plani të tillë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu