Doganierët e Maqedonisë në aksion! Kapen autopjesë, laminat e shishe me kolagjen

Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në tre raste, është parandaluar kontrabandimi dhe shmangia e tatimit të mallrave. Nga Doganat thonë se malli është konfiskuar, ndërsa ndaj të personave është ngritur kallëzim për kundërvajtje.

“Në rastin e parë, një importues ka dashur t’i shmanget detyrimeve doganore për produkte në vlerë prej 273 mijë denarëve, të cilat ka tentuar t’i kontrabandojë me mallin që ka deklaruar për doganë importuese. Qëllimi është penguar nga një ekip mobil i Departamentit për kontroll dhe hetime, i cili gjatë kontrollit të një automjeti mallrash në njësinë doganore Kumanovë, ka konstatuar mall të tepërt, 500 metra katrorë laminat dhe 43 copë të orendive. Në rastin e dytë, në vendkalimin kufitar Qafë Thanë është parandaluar tentim për eksportim të paligjshëm të një numri të madh të pjesëve të veturave në vlerë prej rreth 200 mijë denarëve, gjatë kontrollit të një automjeti mallrash, drejtuesi i të cilit ka deklaruar se mjeti është bosh dhe se nuk ka asgjë. Në kabinën e automjetit, në hapësirën ndërmjet sediljeve, nën sediljet e shoferit dhe të pasagjerit, në ndarjet në kabinë dhe ndarjet e dyerve ishin fshehur 241 copë autopjesë të ndryshme për të cilat drejtuesi ka deklaruar se nuk ka asnjë dokument. Në të njëjtën kohë, doganierët e në Qafë Thanë parandaluan kontrabandën e 100 shisheve me kolagjen që një shtetas shqiptar donte t’i sillte në vend pa i deklaruar. Ato u zbuluan në tre çanta të zeza që pasagjeri i kishte fshehur në çantën e shpinës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu