Nëse shpejtësia e lejuar është 50, por ju po udhëtoni me 80, ose nëse drita ka kaluar në të verdhë dhe ju shtoni gazin për të kaluar më shpejt, dënimi do t’ju arrijë dhe do të merrni një njoftim, i cili do t’ju dërgohet edhe në kutinë postale. Nuk do të ndihmojnë telefonatat me miqtë për të gjetur një mënyrë për të shmangur dënimin, sepse nuk do të mund të kontaktoni me numrin e sistemit – ai nuk ekziston.
Kamerat e sistemit “Safe City” do të monitorojnë rreth 100 bulevarde, kryqëzime, si dhe rrugë më të mëdha dhe më të vogla. 90% e instalimit të këtij sistemi tashmë është përfunduar, dhe për më pak se dy muaj, policia do ta përmbyllë plotësisht implementimin e sistemit “Qyteti i Sigurt”.
– Kalimi në dritën e kuqe dhe tejkalimi i shpejtësisë do të jenë shkeljet kryesore që do të dënohen përmes mbikëqyrjes me kamera, dhe askush nuk do të mund të shmangë dënimin nëse nuk respekton rregullat e trafikut dhe ligjet përkatëse – tha shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Shkupit, Sašo Topalovski, për televizionin Alfa.