Djali 16-vjeçar i liderit çeçen emërohet vëzhgues në batalionin e pushkëve

Djali adoleshent i udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili është parë duke rrahur një të burgosur në paraburgim këtë vit, është emëruar vëzhgues në një batalion të ri që është pjesë e forcave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ka njoftuar një zyrtar i lartë çeçen, raportoi të mërkurën Reuters.

Adam Kadyrov, i cili mbushi 16 vjet javën e shkuar dhe i cili kohët e fundit u emërua si truproja më e lartë e babait të tij, u shfaq në një video postuar në rrjetet sociale nga Ramzan Kadyrov në shtator, duke e goditur një të burgosur të akuzuar për djegien e Kuranit.

Ramzan Kadyrov, aleat i presidentit Vladimir Putin, tha në atë kohë se ishte krenar për djalin e tij dhe se e respekton atë për “idealet, dinjitetin dhe mbrojtjen e fesë së tij”.

Të martën, Adam Delimkhanov, i cili kryeson divizionin çeçen të gardës kombëtare ruse dhe është gjithashtu anëtar i Parlamentit të Rusisë, tha se Kadyrovi i ri u emërua vëzhgues i një batalioni pushkësh.

“Ky emërim ishte rezultat i shërbimeve të rëndësishme të Adamit në respektimin e vlerave fetare, familjare dhe kulturore të popullit tonë”, tha Delimkhanov, i cili shihet si zyrtari i dytë më i lartë i Çeçenisë pas Kadyrovit.

Batalioni i pushkëve çeçene u krijua këtë muaj, sipas medias shtetërore të Rusisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu