Arben Zeqiri ka denoncuar nje rast tjeter ku shqiptaret nuk perfillen ne puniesimet qe po bene qeveria e Republikes se Maqedonisë së Veriut: EDHE NJË DISKRIMINIM TJETËR SKANDALOZ
Për 9 muaj me radhë, diskriminimi etnik institucional ka marrë përmasa alarmante falë NDRYSHIMIT të VLEN!
Punësimet njëetnike janë bërë politikë zyrtare, ku Shqiptarët përjashtohen sistematikisht nga administrata publike. Rasti më skandaloz: 14 Maqedonas të punësuar në Entin e Statistikave – dhe asnjë Shqiptar! ZERO!
Kjo nuk është rastësi. Kjo është pasoja direkte e heqjes së Balanserit, një masë e votuar dhe përkrahur nga VLEN, që po dëshmon se nuk mbron interesat e Shqiptarëve, por po i vulos padrejtësitë ndaj tyre!
Në një shtet shumëetnik, barazia nuk është luks, por është domosdoshmëri! Pa të, nuk ka bashkëjetesë, por vetëm shtet njëetnik, përjashtues dhe të rrezikshëm për stabilitetin.
Shteti nuk është pronë e një kombi të vetëm! Shqiptarët nuk do të heshtin përballë këtij diskriminimi sistematik dhe të turpshëm! Kërkojmë barazi reale, jo fjalë boshe dhe premtime të shitura për karrige!