Digjet depoja e poliesterit në Negotinë të komunës së Vrapçishtit

Njësia territoriale kundër zjarreve në Gostivar, mbrëme pas mesnate ka intervenuar në një objekt të kapluar nga zjarri në Negotinë (Komuna e Vrapçishtit).

“Bëhet fjalë për një magazinë për prodhimin e poliesterit e përbërë nga tre objekte, dy prej të cilave janë djegur plotësisht, ndërsa i treti pjesërisht” njofton Qendra për Menaxhim me Krizat.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Gostivarit kanë ardhur edhe zjarrfikës nga Tetova, të cilët kanë intervenuar deri në orën 04:00.

“Shërbimi i Emergjencave nga Gostivari njofton se një zjarrfikës gjatë intervenimit ka rënë nga shkallët dhe ka pësuar lëndime, për çka është dërguar në spitalin e Gostivarit.

Zjarri është lokalizuar në orën 05:30, por ende ka prush dhe tym. Për këtë shkak zjarrfikësit janë ende në terren”, njofton QMK.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu