Një veturë ka marrë flakë dhe si pasojë zjarri ka përfshirë edhe tri vetura të tjera që kanë qenë afër saj. Rasti, siç bëhet e ditur në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ndodhur në orë 3 të mëngjesit në komunën e Aerodromit – Shkup, transmeton TV21.
Nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Sot (07.10.2024) në ora 03.58 në SPB Shkup është denoncuar se në rajonin e komunës së Aerodromit në Shkup, ka shpërthyer zjarr në veturën “Ford fiesta” me targa të Shkupit, në pronësi të M.D.(38) nga Shkupi. Nga zjarri janë përfshirë edhe vetura “Citroen” në pronësi të K.M.(33), vetura “Mercedes” në pronësi të G.M.(47) dhe vetura “Opel astra” në pronësi të I.I.(63). Zjarri është shuar nga ekipi i brigadës së kundërzjarrit, kurse persona të lënduar nuk ka. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes”, thuhet në buletin.