Detaje nga operacion masiv i Europol me 79 pedofilë të arrestuar dhe mbi 1,400 të identifikuar

Evropë- Një operacion masiv i policisë evropiane ka identifikuar më shumë se 1,400 persona në mbarë botën të akuzuar për abuzim me të miturit dhe shpërndarjen e materialeve pornografike me të mitur në internet.

Këta persona operonin një rrjet në internet të njohur si “Kidflix”, ku shpërndaheshin materialet pornografike me të mitur. Ky rrjet ishte vizituar nga 1.8 milionë vizitorë gjatë tre viteve të fundit dhe përmbante një sasi prej 72 000 video të sekuestruara tashmë nga policia holandeze dhe gjermane.

Në pranga ka rënë edhe një 39-vjeçar nga Tirana, i cili dyshohet se ishte pjesë e këtij rrjeti të shpërndajes së materialeve pornografike me fëmijë. Atij iu sekuestruan 3 celularë dhe 1 laptop.

Kidflix u krijua në vitin 2021 nga një kriminel kibernetik i cili arriti fitime të mëdha, pasi u bë shpejt një nga platformat më të njohura midis pedofilëve. Sipas autoriteteve, 91 000 video unike u ngarkuan dhe u shpërndanë në platformë gjatë kohës që ajo ishte aktive, me një kohëzgjatje totale prej 6 288 orësh. Mesatarisht, rreth 3.5 video të reja ngarkoheshin në platformë çdo orë, shumë prej të cilave më parë ishin të panjohura për zbatimin e ligjit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit, pjesë e operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Stream”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve, në internet.

Në operacion morën pjesë agjencitë ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit.

Operacioni ndërkombëtar “Stream” u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe nga Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), dhe u mbështet nga EUROPOL.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe EUROPOL, se dhe një shtetas shqiptar ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale, i ka referuar materialet procedurale Prokurorisë së Tiranës, e cila ka regjistruar procedim për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, u mundësua identifikimi i të dyshuarit, shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e kontrolleve në banesën e 29-vjeçarit, ku u sekuestruan në funksion të hetimit, 3 celularë dhe 1 laptop.

Paisjet e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime kompjuterike të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, në vendin tonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu