Demo Berisha, shqiptari që e quan Serbinë atdhe, propozohet Ministër për të Drejtat e Njeriut në Qeverinë e Serbisë

Shqiptari Demo Berisha është propozuar për postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Serbisë.

Berisha është i njohur si shqiptari që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është deklaruar publikisht se atdheu i tij është Serbia.

Por, kush është Demo Berisha?

Demo Berisha deklaron se ka lindur në Pejë dhe jeton në Novi Sad. Në një intervistë për televizionin e Vojvodinës (RTV Panonia dhe kanal 9), ai thotë se shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, ndërsa, pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku ka kryer shkollën ushtarake, pastaj në Novi Sad.
Ai thotë që ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake.

Unë kam lindur në Kosovë. Në Kosovë e kam përfunduar shkollën fillore. Pastaj kam përfunduar shkollën suhtarake në Sarajevë dhe kam vazhduar shkollimin në Novi Sad. Përndryshe kam qenë pjesëtarë i ushtrisë së Jugosllavisë. Pastaj, kam përfunduar karrierën në Ushtrinë e Serbisë. Kam punuar shumë vite në policinë ushtarake në Novi Sad. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë. “, tha ai.
Për Berishën, atdheu i tij është Serbia dhe në të është e përfshirë edhe Republika e Kosovës.
“Shoqata funksionon në tërë territorin e Serbisë, Unë nuk e ndaj Serbinë. Kur flas për territorin e Servbsë, nuk e e ndaj Serbinë sit ë brendshme dhe Kosovën. Unë besoj në Kushtetutë dhe them se Serbia është e pandashme.”, tha ai.

Berishës nuk i kanë penguar të qëndrojë në ushtrinë Serbe edhe krimet që ushtria serbe i ka kryer para luftës dhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë dhe për të Kosova është pjesë e Serbisë.
Ai madje vazhdon ta thërras Kosovën si “Kosova e Metohi”.
Ai mendon se nuk është shqiptari i vetëm që mendon kështu, prandaj, dhe ka themeluar më 2014-ën, në Serbi, organizatën joqeveritare “Ama e Shqiptarëve të Serbisë” (Matica Albanaca Srbije – MAS), e cila sipas tij ka 4600 anëtarë në territorin e Vojvodinës nga 6000 shqiptarë, që sipas Berishës ka në Vojvodinë, ndërsa në tërë territorin e Serbisë thotë se ka mbi 180.000 Shqiptarë.
Deklaron se shoqata merret me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, dhe për më shumë, avancimin e të disa të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu