Pas vdekjes së pacientit 57 vjeçar, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën për Kardiokirurgji, pranë Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” Shkup. Sipas raportit është konstatuar se nuk ka gabime mjekësore në lidhje me trajtimin dhe shërimin e pacientit ndërsa në fushën e punës profesionale të punëtorëve shëndetësorë, iniciohet formimi i komisionit për mbikëqyrje profesionale nga Ministri i Shëndetësisë. Nga inspektimi është konfirmuar se salla e angiografisë në Kirurgjinë Torakale nuk funksionon prej një muaji dhe klinika nuk kishte as stentet e nevojshme për ndërhyrjen e duhur në aortë. Sipas raportit, në sallën që disponueshme, nëse bëhej ndërhyrja, rreziku i vdekjes ishte tejet i lartë për shkak kushteve joadekuate. Për këtë arsye mjekët i kanë rekomanduar familjes ta dërgojnë të ndjerin për operim jashtë vendit, me shpenzime në barrë të fondit. Familja e kishte pranuar këtë, por pacienti ka ndërruar jetë me datë 9 prill, një ditë pas pranimit në spital, për shkak të përkeqësimit të gjendjes.