Dalldisje pa bereqet! (mesazh i dekriptuar zgjedhor)

Dalldisje pa bereqet!

(mesazh i dekriptuar zgjedhor)

Fiton apo humbet zgjedhjet “Baba” i sektit VV, shqiptarët e “Severnës” nuk kanë asnjë leverdi!
Shqipot e kësaj ane nuk kanë pse dalldisen pas një grindaveci që ka futur përçarje mes shqiptarëve këtej kufirit, kur trimi i betejave të mungura të bashkimit kombëtar Albin “baba” (tani që ka hequr dorë nga kjo nismë) u bë kumbar i krushqisë së re mes komitëve dhe vredistëve dhe garant i lojalizmit të “shfalerkës” së re në bordelon e pallatit të bardhë qeveritar, se kukumjaçkat e VREDI-t nuk do ta kushtëzojnë despotin Micko për ndryshimet kushtetuese.

Duke e ndërhyrë kështu njëanshëm në “Severna” majtisti i vetquajtur Albin “Baba” nuk i ka ndihmuar kauzës kombëtare por përkundrazi, ka shkaktuar përçarje.
Ai doli hapur pro vredistëve të djathtë pa ideale kombëtare, por gjithsesi proturke, jo për shkakun se vredistët ishin patriotë të thekur, por vetëm pse ishin kundërshtarë të përbetuar të DUI-t, si subjekt politik i afërt me PDK e Thaçit.

Pra, inatin dhe armiqësinë që ka me forcat politike në Kosovë demagog Albini e solli në Severna, duke i bërë shqiptarët pikë e pesë!

Preferencat e tij klanore për VREDI-n e “ndryshimit” (edhe pse kjo forcë i kishte humbur zgjedhjet) duke i sugjeruar Kryekomitit Micko, qullashët xhonturq si partnerë në qeverinë e koalicionit, jo se ata do ta sillnin ndryshimin, por sepse ata ( DUI dhe ASH) ishin “miq të armiqve” të tij në Prishtinë

Shqiptarët nuk kanë pse të dalldisen pas asnjë lideri a forcë politikë në Shqipëri apo në Kosovë, përderisa ata nuk e kanë gatishmërinë dhe nuk i ngacmon ndërgjegjja kombëtare për t’i kërkuar llogari despotëve të Shkupit se shqiptarët nuk janë pakicë e papërfillshme etnike dhe se gjuha shqipe nuk duhet të quhet me nofkën e turpit si shifër e 20%, por si gjuhë shqipe!

Përfundimisht ata nuk duan t’ia dinë për shqipet e këtej kufirit, thjesht shqiptarët e kësaj ane kanë ngelur jetimë sepse Tirana zyrtare na trajton si “maqedonsa”, ndërsa Prishtina zyrtare si “mekedon”!

Ndaj, dalldisja pas “njerkut” Albin në Kosovë nuk i shpëton shqiptarët e “Severnës” nga përdhosja e identitetit kombëtar, por do të vazhdoj ashtu siç ka nisur që prej tri dekadash loja e demonkraturës mes vasalit dhe despotit! Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu