Çmimi i arit po shtrenjtohet me shifra rekorde

Ari u rrit në një rekord të ri mes tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, pasi tregtarët peshuan gjithashtu të dhënat e SHBA që mbajtën gjallë bastet për një ulje të normës së Rezervës Federale, raporton Bloomberg.

Çmimi i arit është rritur në nivel rekord këto ditë, dhe tregtohet në bursa 2696 dollarë për onz, pasi Izraeli tha se kishte vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, arkitektin e sulmit të grupit palestinez në Izraelin jugor që shkaktoi një luftë njëvjeçare në Gaza.

Investitorët zakonisht kërkojnë siguri në metalin e çmuar në kohë pasigurie gjeopolitike dhe ekonomike.

Më herët të enjten, të dhënat treguan se shitjet me pakicë në SHBA u forcuan në shtator me më shumë se sa pritej në një përparim të gjerë.

Kina është sot blerësi më i madh i lingotave të arit dhe argjendit, pasi vendi kaloi Indinë në vitin 2023, në tregun e bizhuterive.

Konsumatorët kinezë u renditën në krye, pasi blenë 603 tonë ar vitin e kaluar, me rritje10% nga viti 2022.

Analistët në SHBA parashikojnë shtrenjtim të mëtejshëm gjatë këtij viti, me çmimin që mund të arrijë deri në 3000 dollarë për onz.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu