Cilat janë më të mira për dimër – gomat e gjera apo të ngushta?

Ekziston një teori e vjetër që ju duhet të zgjidhni goma më të ngushta në dimër, sepse një gomë më e ngushtë ushtron më shumë presion në një sipërfaqe më të vogël kontakti, gjë që krijon fërkim më të mirë.

Kundërargumenti është se duhet të përdorni një gomë më të gjerë, sepse më shumë sipërfaqe rrugore do të krijojë fërkim më të mirë.

Por siç zbuloi Jonathan Benson nga Tyre Reviews, nuk ka shumë ndryshim. Benson testoi se cilat goma janë më të mira, të gjera apo të ngushta, kështu që ai mori katër lloje gomash Hankook për të drejtuar BMW Serinë 3, në një pistë të brendshme të mbuluar me borë.

Gomat varionin nga 205 mm në 275 mm. Gomat më të vogla 205 mm janë montuar në rrota fellne 16 inç, 225 në ato 18 inç dhe 255 mm dhe 275 mm në 19 inç.

Megjithëse kishte dallime subjektive në ndjesi dhe reagime midis madhësive, numrat nuk gënjejnë. Goma më e ngushtë ishte më e mira gjatë testimit të përshpejtimit, por ishte më e keqja kur bëhej fjalë për frenimin.

Për sa i përket kohërave të xhirove, goma mesatare me një gjerësi 225 mm doli të ishte më e mira, por të gjitha rezultatet janë aq të ngjashme sa diferenca mund të shpallet e parëndësishme.

Përfundimi i testit është se ju do të gjeni më shumë ndryshime në performancë midis një gome të mirë dimri dhe një gome të keqe dimri, sesa në gjerësi të ndryshme (të së njëjtës gomë).

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu