Cënimi i gjuhës shqipe! Ali Ahmeti: Mos shohin ëndrra, kthim prapa s’ka!

Me moton “Me popullin për Evropë” BDI-ja ka vazhduar takimet me qytetarët. Tubimi i radhës, në organizim të Degës së BDI-së Tetovë është mbajtur në Komunën e Bërvenicës. Është diskutuar, sic u tha në tubim, gjendja jo e lakmueshme në vend.

“Këto ëndrra të mos i shohin”. Ky ishte mesazhi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij në tubimin në Komunën e Bërvenicës, teksa komentonte përpjekjet për të cënuar gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

– Reklamim –

Sipas Ahmetit, është e turpshme që mediat maqedonase me të madhe shtrojnë pyetjen se Çfarë duan shqiptarët dhe se ky është shteti i Maqedonisë, kurse gjuhë shtetërore është maqedonishtja.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-së

“Këto ëndrra të mos I shohin pikë së pari. Shqiptarët vet, një dekadë 10 vite, e kanë mbajtë Universitetin e Tetovës, deri në legalizimin në 2004. Kanë tre universitete shqiptarët. Këto ëndrra ato mos I shohin. Prandaj të mos I manipulojnë dhe mos I gënjejnë qytetarët e vet, se kthim prapa nuk ka. Kthim pas nuk ka! Të gjitha të arriturat me gjak I kemi la. Kurkush dhuratë nuk na ka dhënë! Djem nënash kalben, gjak rinie është derdhë. Prandaj çdokush duhet të reflektojë. Ne na duhet paqa, ne na duhet stabiliteti. Ne na duhet siguria. Ne na duhet ekonomia. Ne na duhet anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian!”

Ndërkohë, BDI-ja vazhdon ta komentojë anketën e fundit, që I nxjerr integristët si forcën e tretë politike në vend.

Sipas BDI-së, me 1% mbështetje, nuk mund të flasësh në emër të popullit shqiptar dhe nuk mund të mbrosh arritjet historike të Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001 për barazi.

BDI

Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh statusin zyrtar të gjuhës shqipe.

Me 1% mbështetje, të detyrojnë të gjesh arsye pozitive edhe për heqjen e balansuesit.

Me 1% mbështetje, ta përdhosin flamurin dhe nuk të lënë as të kërkosh masa ndëshkuese për dhunuesit.

Me 1% mbështetje, gjykatat bëhen instrument i një agjende monoetnike.

Me 1% mbështetje, nuk mund as të përmendësh Bashkimin Evropian.

Me 1% mbështetje, kuadrot dorëhiqen nga institucionet pasi nuk i llogarisin fare.

Me 1% mbështetje, bëhesh vetëm 100% vazal!

Ndryshe, sipas anketës së fundit të realizuar nga Instituti Hulumtues Societas Civilis, Bashkimi Demokratik për Integrim prin bindshëm me përkrahje krahasuar me të gjitha partitë e koalicionin VLEN.

Nga BDI thonë se kjo anketë është dëshmi se kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe kurse mënyra e vetme për dalje nga kriza është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu