Bujar Bajrami i replikon zv. Drejtorit të Rrugëve Shtetërore Nazim Taipi: Me gënjeshtra nuk mbulohet paaftësia dhe pafuqia politike

Më paska përmendur zv.Drejtori i ndërmarrjes publike ‘Rrugët Shtetërore’, Nazim Taipi, për gjoja shpërndarje të lajmeve të rrejshme.
Paaftësia në menaxhim, pafuqia politike në vendimmarrje nuk mund të mbulohet me akuza për lajme të rreme. Çdo gjë është e dokumentuar (zyrtarisht) me vendime paraprake të vetë Ndërmarrjes (siç shihet edhe në fotot e mëposhtme). Të gjitha avansimet e mbrendshme që janë bërë mbrenda kësaj periudhe janë punonjës maqedonas, ASNJË shqiptar. Krahas këtyre avansimeve ka edhe punësime të reja (shih fotot) të cilat janë përsëri maqedonas, ASNJË shqiptar.
Demanti i zv.Drejtorit Nazim Taipi, i cili përmes një ‘tabele’ është munduar të tregojë përfaqësimin e shqiptarëve mbrenda atij institucioni, është shumë i vakët dhe nuk paraqet asnjë argument që hedh poshtë realitetin mbrenda ndërmarrjes. Përfaqësimi i shqiptarëve mbrenda asaj ndërmarrje nuk është meritë e tij, por e qeverive (zyrtarëve) para tij.
Zv.Drejtori Nazim Taipi të tregojë (me vendime/dokument) se sa shqiptar ka punësuar dhe sa shqiptarë ka avansuar në detyrë, prej kohës kur ai ka marë detyrën si zv.drejtor në atë institucion dhe jo të tregojë se sa shqiptarë punojnë aty që prej ekzistencës së atij institucioni.
Mospërfillja nga zyrtarët e VMRO-së ndaj drejtuesve (kuadrove shqiptar) është evidente dhe këtë fakt nuk mund ta hesht as vetë Nazim Taipi. E tillë është gjendja jo vetëm në dikasterin ku operon Nazimi, por në çdo dikaster tjetër ku VLEN-i ka përfaqësuesit e vetë. Se pse duhet të bëjnë avokatin e VMRO-së duke i marë në mbrojtje e duke u pajtuar me çdo nënvlerësim që ju bëhet, kjo vazhdon të jetë një paqartësi.
Të gjitha të dhënat (dokumentet zyrtare) janë nxjerrë nga Ndërmarrja ‘Rrugët Shtetërore’:
https://roads.org.mk/odnosi-so-javnosta/izvestuvanja/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu