Në shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit prej sot ka nisur bojkotimi i mësimit. Sipas këshillit iniciues, mësimi bojkotohet për shkak se nuk lejohet mëvetësimi i shkollës e cila për momentin figuron si shkollë periferike e shkollës qendrore të fshatit Studeniçan.
Banorët e fshatit Moranë të revoltuar thanë për Alsat se kërkesa për ndarjen e shkollës ka nisur që në vitin 2014 dhe e njëjta i plotëson të gjitha kushtet për të funksionuar si shkollë më vete. Gjithashtu, banorët thanë se ndër shkaqet kryesore të mëvetësimit të shkollës është mos investimi në këtë objekt nga ana e komunës.
Më shumë nga uebi
thumbnail
Mexhiti: Zbutja e ndikimit të ndryshimeve klimatike, prioritet i qeverisë
thumbnail
MEPSO: Në panik të madh, BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës
Sipas banorëve, përveç sallës së sportit, çdo investim tjetër në këtë shkollë është bërë me financim të banorëve. Nga Komuna e Studeniçanit apeluan banorët për ndërprerje të bojkotit për shkak se është në dëm të nxënësve.