Blendi Fevziu viziton Xhaminë e Shqiptarëve në Damask, 77-vjeçari i prezanton nipin e tij

“E paaaaaabesueshme! Jam në xhaminë e shqiptarëve, në lagjen e shqiptarëve në Damask të Sirisë”, kështu shkruan gazetari Blendi Fevziu krahas një videoje të postuar në rrjetin e tij social “Instagram”.

Teksa gjendet i rrethuar me shqiptarë në mes të Sirisë, Fevziu zhvillon një bisedë të shkurtër me një prej banorëve të zonës, Abdullahun.

Ky i fundit, 77 vjeç flet me shqipe të pastër gjuhën amtare teksa i prezanton gazetarit nipin e tij duke iu referuar me fjalët: Djali i çikës tem.

I mahnitur, Fevziu tregon se babai i Abdullahut ka ardhur 3 vjeç në Damask dhe ka jetuar 103 vjet. Megjithatë ai ka ruajtur gjuhën shqipe, të cilën e ka trashëguar tek i biri.

Blendi Fevziu: Jam në xhaminë e arnautëve, në xhaminë e shqiptarëve në lagjen e shqiptarëve në Damask. Edhe ky djali këtu, janë shqiptarë të gjithë. Jo të gjithë flasin shqip.

Abdullahu: Djali i çikës tem. Nipi.

Blendi Fevziu: Abullah e ke emrin?

Blendi Fevziu: Abdullahu ka 77 vjet këtu, ka lindur këtu. Babai i ka ardhur 3 vjeç dhe ka jetuar 103 vjet. Imagjino. Të gjithë çfarë shihni janë shqiptarë dhe kjo është xhamia e shqiptarëve e ndërtuar nga shqiptarët në mes të Damaskut, lagje shqiptare dhe xhami shqiptare. Erdha sot. Janë duke u falur, këtu i gjeta.

Që prej ditës së djeshme, kamera e TV Klan dhe emisionit “Opinion” hyri në Damask, duke u bërë kështu hera e parë që një televizion shqiptar tregon realitetin sirian përmes lidhjeve direkte.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi : Koalicioni Mozheme ishte eksperiment te shqiptarët

Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa Adnan Azizi, në një intervist për TV Alsat, ka deklaruar se koalicioni Mozheme ishte një eksperiment për shqiptarët.

Parashikimi i Moti për ditën e sotme

Moti sot paradite do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe në më shumë vende me reshje shiu,...

Konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet sot

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes pasi që Zyra e Prokurorit...

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu