Bie ndjeshëm çmimi i Bitcoin

Çmimi i Bitcoin të dielën në mbrëmje ka rënë nën 79.000 dollarë ndërsa investitorët përgatiten për vazhdimin e jostabilitetit të tregjeve financiare globale këtë javë, pasi bursat pësuan rënien më të madhe nga viti 2020, për shkak të tarifave amerikane për mallra nga pjesa tjetër e botës.

Sipas Coin Metrics, çmimi i bitcoin ra për katër për qind, në 78,835 dollarë, pasi bitcoin tregtohej mbi 80.000 dollarë në pjesën më të madhe të këtij viti, përveç disa rënieve të shkurtra nën atë nivel për shkak të jostabilitetit të javës së kaluar. Ai çmim është afër 34 për qind më i ulët nga niveli i lartë rekord i bitkoinës së arritur në janar.

Çmim i kriptomonedhës kryesore zakonisht lëviz si çmimet e aksioneve të kompanive më të mëdha teknologjike, ndërsa tregtarët shpesh herë e konsiderojnë për tregues udhëheqës të disponimit të tregut, por javën e kaluar lëvizi në drejtim të kundërt të bursës – edhe krahas rënies së bursave, çmimi i bitkoinës u mbajt stabil ndërmjet 82 dhe 83 mijë dollarë.

Megjithatë, të dielën në mbrëmje, investitorët filluan të shesin kriptomonedha, me të cilat zakonisht tregtohet 24 orë në ditë, sepse presin “masakër të re” në bursa në ditët në vijim, pasi tarifat reciproke të Trampit i rritën frikat nga recesioni global dhe i detyruan investitorët të shmangin rrezikun.

Tarifat amerikane në dy ditët e fundit nga java e kaluar në bursa fshinë 7.460 miliardë dollarë nga vlera e tregut të aksioneve të përfshirë në indeksin e S&P Global Broad Market, 5.870 miliardë në Uolstrit dhe 1.590 miliardë në tregjet tjera të mëdha botërore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu