Beleri kundër “Vatikanit” në Tiranë, denoncon në Bruksel idenë e shtetit bektashi: A nuk shkel marrëveshjet për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?

Fredi Beleri, nën petkun e eurodeputetit ka denoncuar në Bruksel idenë e shtetit bektashi në Tiranë, duke ngritur disa pikëpyetje edhe rreth anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Mediat greke bëjnë me dije se Beleri i është drejtuar Komisionit Europian duke e pyetur nëse krijimi i këtij shteti “shkel marrëveshjet e rënë dakord për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe veprimet diplomatike që do të ndërmarrë Komisioni, për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në vendin fqinj”.

Teksti i plotë i pyetjes:

Planet e Shqipërisë për të krijuar një shtet sovran fetar mysliman në Tiranë u njoftuan të dielën (22/09) nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas asaj që dihet deri më tani, shteti autonom dhe i pavarur do të quhet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, ndërsa do të ketë dokumentet e veta diplomatike, kufijtë dhe një strukturë administrative më vete. Në shtetin e ri (brenda shtetit shqiptar) do të natyralizohen vetëm myslimanët shiitë, anëtarë të komunitetit fetar sufi.

Komisionit i kërkohet:

Cili është qëndrimi i Komisionit për këtë shtet potencialisht dhe nëse krijimi i tij shkel kushtet e dakorduara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë? Nëse po, çfarë kriteresh shtesë mund të vendosen?

A është krijimi i një shteti të tillë pa zgjedhje në përputhje me kriteret politike të Kopenhagës që duhet të përmbushë çdo vend për funksionimin e institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e pakicave?

Çfarë lëvizjesh diplomatike synon të bëjë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nëse Taravari largohet qeveria nuk do të ketë shumicën e Badenterit!

Nëse plotësohen pritshmëritë që Aleanca për Shqiptarët e Arbën Taravarit do të përjashtohet ose do të largohet nga Qeveria, shumica qeverisëse nuk do të...

Reuters njofton se SHBA po e mbyll Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, Kosova i humb mbi 200 milionë dollarë?

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë amerikane (DOGE) i Elon Musk do t’i japë fund punës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e cila...

Alarmi i kryeqytetit (Prishtinë) pritet të testohet të shtunën

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të realizojë test rutinë të sistemit të alarmit publik të shtunën, më 26 prill 2025, në orën...

I dashuri i Xhenetës nuk është aspak xheloz, e lejon të pozojë edhe pa të brendshme!

Pas një kohe të gjatë me punë, Xheneta Fetahaj ka zgjedhur të relaksohet në pushime luksoze në Dubai, së bashku me partnerin e saj...

Arben Taravari: Ua kam lënë edhe një mundësi VLEN-it që t’u kalojnë emocionet.

Kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se ASH-ja është e vendosur që të shkojë në zgjedhje me lista të veçanta për këshilltarë komunal, ndërkaq...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu