BE do të pezullojë sanksionet ndaj Sirisë, synohet rindërtimi i vendit pas regjimit të Bashar al-Assad

Bashkimi Evropian do të pezullojë javën e ardhshme sanksionet ndaj sistemit bankar të Sirisë, sektorëve të energjisë dhe transportit, thanë diplomatët.

Ky vendim po bëhet për të ndihmuar në rindërtimin e shtetit pas rrëzimit nga pushteti të Bashar al-Assadit.

Sundimtarët e rinj të Sirisë kanë kërkuar që Perëndimi të lehtësojë sanksionet ndaj shtetit, që u vendosën për të shënjestruar regjimin e Assadit gjatë luftës civile siriane.

Por, Evropa dhe fuqitë e tjera kanë hezituar që të bëjnë lëvizje në këtë drejtim pa marrë sinjale të qarta nga sundimtarët e rinj islamistë në Damask nëse ata janë seriozë që të bëjnë një tranzicion gjithëpërfshirës.

Hapi që pritet të marrë dritën e gjelbër gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel është lëvizje formale, pasi muajin e kaluar blloku u pajtua që të pezullojë sanksionet në fusha kyç.

Diplomatët thanë më 21 shkurt se sanksionet mund të rivendosen nëse sundimtarët e rinj të Sirisë shkelin premtimet për të respektuar të drejtat e minoriteteve dhe bëjnë kthim prapa në demokraci.

Kombet e Bashkuara thanë një ditë më parë se me ritmet aktuale të rritjes, Sirisë do t’i duhen më shumë se 50 vjet që të kthehet në nivelin ekonomik që kishte para se të niste lufta civile.

Shumica e infrastrukturës së Sirisë është shkatërruar dhe ekonomia është shkatërruar po ashtu për shkak të viteve të izolimit ndërkombëtar, pas shtypjes që i bëri Assadi më 2011 opozitës, gjë që nxiti luftën civile.

BE-ja dhe fuqitë e tjera ndërkombëtare po përpiqen që të kenë ndikim në Siri pas rrëzimit të Assadit, i cili ishte mbështetur nga Rusia dhe Irani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu